Pa mbaruar akoma fjalimin e tij të gjatë, para uniformave blu, kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka replikuar në distancë me kryeministrin Rama, për të cilin tha se ai bashkë më zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë duhet të ishin nën hetim për pengim të drejtësisë.


Basha ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku Edi Rama ka dalë në mbrojtje të Saimir Tahirit, teksa tha se të njëjtën gjë po bën edhe për Fatmir Xhafën dhe Ardi Veliun.


Siç mbronte dje Tahirin dhe kupolën e trafikut të drogës në polici, mbron sot Xhafën dhe Veliun. Rama, Xhafa, Balla, Prela duhet të ishin sot nën hetim, dhe Ard Veliu në arrest, për fabrikimin e provave dhe pengimin e drejtësisë për të mbrojtur narkotrafikantin Agron Xhafaj!, shkruan Basha në Twitter.




15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)