Kryetari i PD-se, Lulzim Basha ka degjuar nga afer shqetesimet e medha te fermereve ne Pogradec. Ata jane ankuar per harresen dhe problemet me te cilat perballen perdite, nderkohe qe prodhimet po u kalben.


Sipas Bashes, bujqësia në Pogradec po vuan sot pasojat e krizës së thellë ekonomike që ka prekur çdo qytetar, familje apo biznes në Shqipëri.


“Fermerët pogradecarë, në këtë zonë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e bujqësisë, ndanë me mua shqetësimin për rrënimin financiar që po kalojnë si shkak i pandemisë dhe braktisjes së shtetit. Ata paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe kanë 7 vite që nuk marrin subvencione për prodhimin e tyre” thote Basha, teksa komenton takimin me ta.


Sipas tij, “Ndërkohë që fermeri shqiptar është i zhytur në borxhe dhe krejt i vetëm në një treg të pabarabartë, fermeri kosovar dhe ai maqedonas përfiton çdo vit subvencione nga shteti dhe një sërë lehtësirash të tjera”.


Basha theksoi se “RAMAVIRUSI ka harxhuar 700 milionë euro për fasada, miliona euro të tjera për PPP dhe tendera korruptive, 1.2 miliardë euro do të shkojnë për rrugën fantazëm Milot-Fier, ndërsa fermerët, biznesi, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.

Sot askush nuk pret më asgjë nga kjo qeveri. Në 7 vite ai ka dëshmuar se ka bërë të kundërten e asaj që ka premtuar, duke e zhytur vendin në krizën më të thellë të 20 viteve të fundit dhe shndërruar në vendin më të korruptuar të Europës dhe ndër më të korruptuarit e botës”.


Kryedemokrati duke u ndalur te plani i PD per bujqesine, theksoi: Ne kemi në planin tonë për bujqësinë, një fond prej 50 milionë eurosh në vit për të investuar në infrastrukturën bujqësore. Ne do t’u japim direkt, në dorë subvencione fermerëve në bazë të prodhimit të tyre. Fondi i parashikuar për subvencionet është së paku 100 milionë euro në vit. Këtë në fakt e bëjnë dhe sot fqinjët tanë, Kosova dhe Maqedonia.


Nuk do të bëjmë mrekulli. Ne do të krijojmë lehtësirat e nevojshme për biznese prodhuese, të cilat do t’i përpunojnë produktet tuaja që të mos kalben, por edhe do të hapin vende pune dhe këtu kam parasysh, fabrika të prodhimeve të konservuara, lëngjeve të frutave dhe nënprodukteve të tjera.


Shqipëria nuk do të punojë më për 5 veta, por do të jetë vendi i shanseve dhe mundësive për të gjithë që duan të jetojnë dhe punojnë ndershmërisht.


basha basha1 basha2 bash3