Rozeta Rapushi


Partia Socialiste nuk terhiqet, por i ben thirrje ministrit te Jashtem te leje postin ministror dhe te ulet ne karrigen e te pandehurit. Menjehere pas deklarates publike te pasdites se djeshme, te Bashes, reagoi ashper selia roze. Zedhenesja e kryesise se PS-se, Mimi Kodheli tha dje se perpjekja e te pandehurit per shperdorim detyre, Lulezim Basha, qe ta ktheje kete ceshtje ordinere grabitje fondesh publike ne nje ceshtje politike, eshte mjerane per ate personalisht dhe e turpshme per nje qeveri qe u votua per te punuar me duar te pastra. "Ministri i pandehur i Puneve te Jashtme, i ben Shqiperise dhe Kosoves sot nje dem te madh. Lulezim Bashes i themi te mos e ndote me mjedisin publik, me kunder akuza banale, por te cohet nga karrigia e ministrit dhe te ulet ne karrigen e te pandehurit", tha Kodheli. Sipas saj, ka ardhur dita per te kujtuar se Gjykata e Larte i ka kerkuar Kuvendit edhe nje tjeter heqje imuniteti per Lulezim Bashen, pas asaj per vjedhje. I ka kerkuar heqjen e imunitetit per shpifje ndaj Edi Rames, i cili e ka paditur ne gjykate Lulezim Bashen, duke i dhene mundesine te faktoj shpifjet e tij. "Por, kjo lule e spikatur e korrupsionit ne oborrin qeveritar, eshte ne vetvete fakti me jetesor i shprehjes "bertet hajduti, kapeni hajdutin" dhe shembelltyra me kuptimplote e degjenerimit te qeverise se duarve te pastra, ne nje ciflig punesh te pista", vijoi Kodheli. Sipas zedheneses se kryesise socialiste, per te gjitha keto arsye e akuza qe ngrihen kunder ministrit, Basha duhet te largohet nje ore e me pare nga posti qe ka, per t'u vene para drejtesise. Socialistet debatuan ashper dhe disa dite me pare ne Kuvend, per indiferencen qe ish ministri i transporteve po tregon ndaj organeve te drejtesise, duke mos u paraqitur ne Prokurori, dhe pse u thirr me nje shkrese zyrtare nga organi i akuzes disa dite me pare. PS deklaroi se per rrugen Durres-Kukes, ministri duhet te pergjigjet per demin prej 232 milione eurosh abuzime. Akuze, per te cilen ai, sipas socialisteve, nuk duhet te qendroje asnje minute me si minister i Jashtem.


Shpifja


"Gjykata e Larte i ka kerkuar Kuvendit, heqjen e imunitetit edhe per shpifje ndaj Edi Rames, i cili e ka paditur ne gjykate Lulezim Bashen, duke i dhene mundesine te faktoj shpifjet e tij", ka deklaruar dje zedhenesja e kryesise se PS, Kodheli.


10 Here Ka kerkuar deri me sot Partia Socialiste, doreheqjen nga posti i ministrit te Jashtem, per Lulezim Bashen, ish-minister i Transporteve. Kerkesat jane bere qe nga nisja e hetimeve nga Prokuroria e Pergjithshme, per rrugen Durres-Kukes.


232 Milione Euro eshte demi per te cilen akuzohet ministri aktual i Puneve te Jashtme, Lulezim Basha i shkaktuar ne ndertimin e rruges Durres-Kukes. Dem qe po hetohet nga Prokuroria e Pergjithshme dhe qe eshte marre i pandehur.