Ish-ministri i Transporteve, aktualisht minister i Jashtem eshte paraqitur paraditen e sotshme ne Gjykaten e Larte. Lulzim Basha, i hetuar dhe akuzuar nga prokuroria per shperdorim detyre ka hyre rreth ores 10.00 ne Gjykaten e Larte. Lulzim Basha, shoqerohej nga avokati Zef Nika, i cili ka kerkuar te pushohej ceshtja, pasi sipas tij afatet e hetimit kishin kaluar. Zef Nika ka bere te ditur per mediat se Lulzim Basha nuk eshte i pandehur dhe rrjedhimisht ceshtja nuk mund te shqyrtohet nga Gjykata e Larte. Nderkohe, mesohet se persa i perket pretendimit per mbarim te afateve te hetimit, prokurori i ceshtjes ka thene se kjo nuk eshte e vertete. Aktualisht Lulzim Basha, prej dy oresh gjendet ne sallen e gjyqit, dhe seanca po zhvillohet me dyer te mbyllura. Spiro Spiro eshte kryetari i trupit gjykues, qe do te jape vendimin per abuzimin e mundshem me rreth 230 milione euro, ne procedurat per ndertimin e rruges Rreshen - Morine.