Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me banorë të Pogradecit. Papunësi dhe rënie e fuqisë blerëse, ishin disa nga shqetësimet që banoret e Pogradecit i shprehën zotit Basha.


Lulzim Basha: “Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhej të merrje ti (I thotë Basha (qytetari). Është Koço Kokëdhima, Klement Balilaj, Emiljano Shullazi, Saimir Tahiri. Nëse nuk shkatërrojmë këtë shtet brenda shtetit kjo mënzyrë do të vazhdojë. Gjithë paratë që mblidhen në taksa shkojnë për lukset e zyrave të Shukriut.


Kryetari i Partisë Demokratike, në Pogradec, vizitoi dy familje të cilat vuajnë nga varfëria.

Gjatë takimeve me banorët e Pogradecit, Kryetari i Partisë Demokratike premtoi dhe ndërtimin e unazës se qytetit. Projekti është gati dhe kostoja përllogaritet 9 milionë euro e barabartë kjo sipas kryetarit të opozitës, me paratë që merr me konçesionin korruptiv i Chech Up-it.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter