Lulzim-Basha-ne-Top-Story-640x397Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ftuar në emisionin Top Story, në Top Channel deklaroi se takimi 35 minutësh që Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry zhvilloi me të është shenjë e besimit dhe vlerësimit që ai ka për opozitën si promotore e vetme e reformës më të rëndësishme të realizuar deri më tani në vend, ajo për dekriminalizimin.


Sipas Bashës, nuk mund të mohohet se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara, ku secila palë ka rolin e vet, por gjendja në të cilën është sot dhe për të cilën është ankuar tek sekretari amerikan është e ditur dhe për këtë nuk ka nevojë që në Shqipëri të vijë një i huaj që ta vërë në dukje.


Nuk mohojmë që Shqipëria ka një trajektore ku secili sipas mundësive ka bërë të vetën, tre janë momentet më të rëndësishme janë anëtarësimi në NATO, heqja e vizave dhe marrja  e stausit të vendit kandidat. Ajo që kam thënë është realiteti, që 200 mijë shqiptarë kanë ikur nga vendi. Pse duhet të ndodhë kjo në  një vit? Padyshim që situata është e rëndë. Për këtë nuk ka nevojë të vijë Kerry në Shqipëri.


Ishte një bashkëbisedim që zgjati 35 minuta, që i paprecedentë për një takim të opozitës në Shqipëri. Kjo është shenjë vlerësimi dhe besimi dhe opozita e drejtuar nga unë. Për ato që tha në konferencën për shtyp me Edi Ramën, se e vetmja reformë që është realizuar është ajo e dekriminalizimit. Ne jemi promotorët e kësaj reforme që e arritëm me vështirësi dhe përmes bojkotit parlamentar, tha Basha.


Duke folur për reformën në drejtësi dhe veçanërisht Byronë e Hetimit, që ka krijuar konfliktin më të fundit mes mazhorancës dhe opozitës, Basha i qëndroi deklaratës së bërë edhe më parë se, drafti i qeverisë është i njëanshëm dhe nuk është i dakordësuar me opozitën, ndërsa shtoi se reformë në drejtësi pa Partinë Demokratike nuk ka dhe nuk mund të ketë.


Drafti në tërësi përsëri nuk i zbaton rekomandimet e Venecias. Një kapacitet i tillë duhet të ekzistojë brenda kuadrit të Kushtetutës. Dhe Venecia thotë që kjo alternativë duhet të ekzistojë brenda organit të prokurorisë. Ju e keni parë draftin e dytë të qeverisë? Për fat të keq nuk përmbush as minimumin që ka parashtruar Venecia. Edhe për faktin se ne na u mohua bashkëpunimi në këtë proces. Ndërkohë që edhe vetë LSI-ja përmes ministrisë së Drejtësisë ka parashtruar një draft krejt tjetër me atë të PS-së. Ju do ti besoni verbërisht Venecias? Nuk ka asnjë shans që Venecia të kundërshtojë veten e saj. Nuk ka shans që ajo të ketë thënë 1,2,3 gjëra, ndërsa në draftin e dytë të thotë të tjera gjëra. Mungon Gjykata e Lartë? Gjykata Kushtetuese është aty, sepse ndryshohet formula në atë oktapod që kanë propozuar. Kjo ka ndodhur në 1999, ku u mor anëtari i kryesisë së PS-së që u çua kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Pra, është kapur njëherë drejtësia, dhe nuk ka asnjë mundësi që kjo të përsëritet, pasi çimentohet kapja politike. Një drejtësi e kapur nga qeveria, pavarësisht kush është në krye të saj, është një drejtësi që nuk funksionon. Jeni dakord që kjo trupë gjykatësish të ndryshojë? Jam dakord që kjo trupë gjyqtarësh të futen në një test, ku të ndahet shapi nga sheqeri një herë e mirë. Gjykatësi që është i korruptuar të largohet nga sistemi, ndërsa gjyqtari i ndershëm të jetë pjesë e tij. A jeni dakord me detajet e paraqitura në draftin e qeverisë? Jo. Jam dakord vetëm për ato standarde të paraqitura nga Komisioni I Venecias. Ka çështje teknike, ndërsa unë jam drejtues politik. Politikisht si kryetar i opozitës ju them që jam pro çdo procesi me norma e standarde europiane, për të luftuar korrupsionin në drejtësi dhe ti japim një shans qytetarëve që të kenë drejtësi. Çështja është të ikin të pandershmit. Reformë në drejtësi pa Partinë Demokratike nuk ka dhe nuk mund të ketë. Edi Rama ta harrojë se mund ta kalojë reformën në drejtësi pa opozitën, tha Basha.


15 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)