Protestën e 27 janarit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha prej mëse dy javësh e ka prezantuar në qytete të ndryshme të vendit si manifestimin politik që do të largojë Aleancën e krimit.


Por sot Basha ka lënë mënjanë sallat e mëdha dhe është zhvendosur në një vizitë te dy familje që jetojnë në varfëri.


Në familjet e Xhemal Domit dhe  Baftjar Dokut, të cilat jetojnë me ndihmë ekonomike. Kryefamiljarët më treguan për luftën e përditshme për të siguruar bukën e gojës të fëmijëve të tyre, shkruan Basha në Facebook.


Kjo vizitë dhe biseda me kryefamiljarët që punojnë për ti siguruar fëmijëve bukën e gojë, duket se e ka shtyrë Bashën tiu kërkojë të bashkohen me opozitën në protestën kundër qeverisë.


Ndihma ekonomike mjerane nuk mjafton! Në 27janar do ti themi ndal kësaj qeverisjeje që i ka braktisur njerëzit e thjeshtë, thekson kryedemokrati.


Ftesa e kreut të opozitës shtrihet në një rrafsh më të gjerë sesa kaq, teksa nën hashtagun #bashkohu, Basha i kërkon shqiptarëve mbështetjen maksimale.


20 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)