Një delegacion prej katër senatorësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  Roy Blunt, John Cornyn, Tom Cotton dhe Thom Tillis zhvilluan një takim mbi aktualitetin politik në vend me zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike.


Por ndryshe nga sa pritej, senatorët nuk janë pritur në selinë blu nga kryetari Lulzim Basha, por nga një prej të besuarve të tij, Edi Paloka, i cili është gjithashtu nënkryetar i partisë.


Sicc duket kreu i PD-së nuk ka preferuar të prishë pushimet për tu rikthyer në Tiranë për të takuar senatorët amerikanë.


Paloka konfirmoi mirënjohen maksimale të popullit Shqiptar dhe në veçanti të Partisë Demokratike për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë demokracisë në vend. Kjo vizitë është dëshmia më e mirë e kësaj mbështetjeje dhe të interesit të Shteteve të Bashkuara ndaj krizës që po kalon vendi, tha Paloka.


Gjatë takimit, Paloka ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë, si kanabisi dhe se zgjedhjet e 25 qershorit, sipas tij, treguan se fenomenin e shitblerjes së votës.