Për të parën herë, kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar për dorëzimin e Klement Balilit në polici, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i përulur përballë baronëve të krimit, si i ashtëquajturi Eskobari i Ballkanit.


Teksa shefi i qeverisë sulmoi opozitën, duke thënë se Balili u arrestua nga policia dhe nuk u vetëdorëzua, Basha thotë se Rama është dorëzuar përballë të gjitha kushteve që i janë vendosur nga tyrafikanti i njohur i drogës, që është hetuar edhe nga DEA amerikane.


Ramës i djeg e vërteta sepse Balili është prova e kapitullimit te tij para krimit. I djeg sepse ka ulur kokën para te gjitha kushteve te trafikantit te drogës, shprehet Basha.




Gjithashtu, lideri i opozitës thekson se Ramës i djeg çështja Balili, pasi shqiptaret do ta shohin shpejt lehtësimin nga akuzat për trafik droge të Eskobarit.


Dhe për ta mbyllur, Basha thekson se për Balilin do të aplikohet një skenar i ngjashëm me atë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.


E kemi pare këtë film me S. Tahirin, thekson Basha.


15 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)