Kreu i PD-së Lulzim Basha, është përplasur sot pasdite me gazetarin Lorenc Vangjeli, teksa jepte prononcime në Studio e Hapur të Eni Vasilit.Ka qenë një pyetje e Vasilit çka ka ngrehur gjakrat në emision. Kjo e ka pyetur Bashën për 21 Janarin, dhe ai nuk është përgjigjur.


Pas kësaj ka ndërhyrë Lorenc Vangjeli, i cili i ka kërkuar Bashës të përgjigjet. Mirëpo, kreu i PD-së ka nisur të sulmojë Vangjelin.


Ti je i punësuar i qeverisë. Kjo është protestë madhështore dhe paqësore. Ti duhet të pranosh publikisht se je në shërbim të qeverisë, i ka thënë Basha Vangjelit.


Debati


Lorenc Vangjeli: Dialogu do qetësi.


Lulzim Basha:Ti punon për qeverinë, nuk duhet të injorosh këtë që po ndodh këtu. Kjo është një protestë paqësore.


Lorenc Vangjeli: Ju jeni në të drejtën tuaj. Unë ndoqa këshillën tuaj për të mos folur për 21 janarin. Ju ishit në anën e kondakut ku u vranë 4 personat..


Lulzim Basha:Kjo është një protestë e qytetarëve. Këtu vendosin qytetarët dhe vendimi i tyre është për zgjedhje të lira dhe të ndershme.


Lorenc Vangjeli: Ju rrëfeni të paguarën nga qeveria si mëkat, ju keni qenë një nga të paguarit e qeverisë.


Lulzim Basha: Ke pyetje për temën