Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë në çadrën e PD-së. Basha tha se republika e vjetër e ka të domosdoshme vjedhjen e zgjedhjeve. Sipas tij, në tre vite e gjysme vendi u shndërrua në një hambar droge.


Basha i bën një thirrje të hapur kreut të LSI-së pas qëndrimit të tij të mbrëmshëm për qeveri besimi.


“Mbrëmë një nga dy partnerët ka bërë zgjedhjen e tij. Nëse kërkesa është e sinqetë Mirësevjen. Ne i themi nëse kjo zgjedhje ështe e sinqertë mirësevjen tek Shqipëria e shqiptarët, – tha Basha. – Nuk kemi kërkuar dhe as nuk kërkojmë pazare politike aleanca në kurriz të qytetarëve shqiptarë, por është rasti ti drejtoj një thirrje drejtëpërdrejtë njeriut që është identifikur zyrtarisht dhe logjikisht si pengesa e vetme për zgjedhje të lira e të ndershme, njeriu që ka vënë dhe po vë pushtetin e karrigen para demokracisë të reflektojë dhe ti hapë rrugë përmes dialogut politik një qeverie teknike me mbështetje të gjërë politike e cila do të zbatojë deri  në fund ligjin për dekriminalzimin”.


Sipas Bashës, “qëllimi i republikës së vjetër nuk është mirëqenia dhe punësimi i qytetarëve, por ka qenë pasurimi i elitës së korruptuar politike, e cila qëndron në pushtet për të vjedhur paratë e buxhetit përmes tenderëve korruptivë, deklaroi Basha.


4 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)