Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim ish nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe ish zv/kryeministrin e ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj.


Me një shënim në facebook, Basha thotë se Kosova ka ditur të tregojë gjithmonë maturi përballë sfidave, duke shtuar se pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale janë të pacenueshme.


f9a9562c-bb8a-4486-94a5-05bb65f7301a


Jam i bindur se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë dhe do tia dalin të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. PD është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe popullit të saj, shkruan Basha mes të tjerash.


Postimi i plotë:


Pata kënaqësinë të mirëpres sot ish nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Xhavit Haliti dhe ish zv/kryeministrin e ministrin e jashtëm z. Enver Hoxhaj. Kosova ka ditur gjithmonë të tregojë maturi përballë sfidave jo të pakta që ka kaluar para dhe pas pavarësisë së saj. Pavarësia, sovraniteti dhe tërësia territoriale e Kosovës janë të pacenueshme. Jam i bindur se së bashku me partnerët euroatlantikë, institucionet dhe forcat politike në Kosovë do të tejkalojnë çdo sfidë dhe do tia dalin të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. PD është e do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe popullit të saj.


1c3e3f64-504b-456b-a8e5-d8093d41db5f