Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot për një vizitë 6 orëshe në Itali, ku është takuar me presidentine  Parlamentit Europian Antonio Tajani.


Sipas burimeve të Ora News mësohet se Basha e ka vënë në dijeni Tajanin për situatën politike në vend dhe kërkesën e patjetërsueshme të opozitës për qeveri teknike.


Basha i ka thënë Tajanit se qeveria e kryesuar nga Rama nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme për shkak të parave të drogës që janë në shërbim të tij dhe krimit.


Ky takim i kreut të PD Basha vjen pak ditë nga data 24 prill kur është larjmëruar edhe ardhja e David McAllister.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter