Duke shmangur vizitat në selinë e Komunitetit Mysliman, kreu i PD, Lulzim Basha i ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit me anë të një mesazhi në Facebook.


Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin! Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit. Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!, shprehet Basha.


21 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)