Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ndaluar sot në Tepelenë, ku ka vizituar kampin e internimit në kohën e diktaturës.


Basha është njohur nga afër me tmerret që kanë përjetuar ish-të burgosurit politikë, ku një prej tyre, Simon Miraka, i mbijetuar i kampit, ka treguar vuajtjet që ka kaluar në Bëçnë.


Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se në pak metra kamp, kanë ndodhur shumë tragjedi njerëzore, por tërhoqi vëmendjen, duke thënë se nuk duhet lejuar një riglorifikim i diktaturës.


Mendoj se kampi duhet të ruhet dhe të tregohet su dëshmi e së shkuarës. Ta kthejmë kampin në një muze kujtese. Nëse ngjarjet harrohen, mund të përsëriten. Ta kthejmë kampin në vend pelegrinazhi, – u shpreh kryedemokrati.


Gazeta Shqip