Nxitja e bashkepunimit ekonomik mes Kines dhe Shqiperise do te jete prioriteti kryesor ne vitet ne vijim. Keshtu deklaroi dje ambasadori i ri i Republikes Popullore te Kines ne Shqiperi Ye Hao gjate nje takimi qe zhvilloi me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli. Ne kete takim ambasadori Ye Hao beri nje pasqyrim te projekteve qe qeveria kineze permes ambasades se Kines ka synim te realizoje se afermi. Se pari projektin e Bankes Kineze per Zhvillim per te financuar ne hartimin e planeve ne fushen ekonomike. Se dyti panaire te biznesit kinez me qellim ardhjen e sa me shume investitoreve nga Kina ne Shqiperi. Po ashtu edhe nenshkrimi sa me pare i memorandumit te bashkepunimit ne fushen e turizmit. Ky bashkepunim do te nxitet edhe me tej permes vizitave reciproke per shkembimet e pervojave ekonomike e pervojave kulturore si dhe hapja e Institutit te Konfucit ne Shqiperi. Kryetarja e Kuvendit duke vleresuar keto projekte konkrete si jashtezakonisht te rendesishme theksoi se marredheniet shume te mira politike marredheniet tradicionale miqesore mes dy vendeve duhet te japin nje impuls te ri ne marredheniet ekonomike. Topalli shprehu bindjen se marredheniet mes Kines dhe Shqiperise do te forcohen edhe me tej duke uruar ambasadorin Ye Hao ne permbushjen e sfidave te tij ne realizimin e projekteve.