Po të lë amanet fëmijët. Ki kujdes për ta!


Këto kanë qenë fjalët e fundit që aktorja e mirënjohur Hajrie Rondos i ka thënë të shoqit para se të ndahej nga jeta në moshën 66-vjeçare.


Rondo, u shua në Himarë, në shtëpi, ndërsa pranë vetes kishte të bijën, Klean dhe të shoqin, Kiço.


I prekur dhe i dobët, ai tha për GSH se Ishte e ndërgjegjshme deri në çastet e fundit. Madje në mëngjes, rreth orës 9 më la disa porosi. Mu duk se e ndjeu. Tha që ti kem kujdes fëmijët, ta nderojmë.


Aktorja prej muajsh  vuante nga një sëmundje e rëndë, madje dy muaj më parë ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje të vështirë.


Nuk u kujdes askush për të. E harruan të gjithë. E harroi edhe politika. Pati një ndërhyrje kirurgjike të vështirë kohët e fundit. Kush u kujtua për të? Askush!, tha Kiço Rondo për GSH, mes trishtimit dhe pafuqisë.


Kanë jetuar një jetë së bashku. Ai ka qenë pranë saj në ditët më të suksesshme të bashkëshortes, kur imazhi në skenë e ekran ngrihej bashkë me rolet ku shkëlqente, duke sjellë dritë në jetën e spektatorëve dhe shikuesve. Ishin bashkë deri në çastin e mbramë, kur frymëmarrjet e Hajries, u ndalësuan.



Unë do ta mbaj mend si grua të përkryer, thotë Kiço Rondo, duke shtuar Ju gazetarët mund të flisni më mirë se unë për të. Ju e keni njohur mbase edhe më shumë se unë. Bëjeni si të mendoni.


SHFAQJA E FUNDIT,


 MESAZHI PËR JETËN


Kur më bënë ofertën, zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila, isha në dilemë: Do rri në shtëpi të mbyllem e të bashkëbisedoj me sëmundjen apo ti them def, ik tutje se kam pak punë. Zgjodha këtë të dytën dhe ia dola.


Në një konferencë për mediat, në daljet e saj të fundit në skenë në Teatrin e Metropolit, Hajrie Rondo u përlot. Ajo e dinte se ishte takimi i fundit me publikun. Përshëndetja e saj, shikimi, mirësjellja, të folurit e qetë, ai trishtim i zonjës Rondo, fliste më shumë se fjalët. Aktorja, qe kthyer në skenën e teatrit, me dramën shqipe Tre dhëndurët. Mes provave e përgatitjes, ishin ditët e kimioterapisë. Unë jam në fazën e mjekimit, me kimioterapi. Po luftoj, luftoj aq sa unë kam në dorë, sa mund të bëj. E para është optimizmi, që është gjëja më e mirë, pastaj ushqyerja, këshillat me mjeken. Të gjithë mjekët më thonë: Shikoje jetën me ngjyra të bukura, qe shprehur para mediave.


Një ditë pas shfaqjes, aktorja mori dhe medaljen e Mirënjohjes, në shenjë vlerësimi, nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Unë përdor një shprehje të popullit që thotë: Çdo të mbjellësh, do të korrësh. Unë besoj se në jetën time, në karrierën time kam mbjellë mirë. Kjo ishte si qershia mbi tortë, nuk dija gjë me thënë të drejtën. Pas premierës vajza më thotë: Mami nesër ke sebep. Dua ti jap uratat sa një pash vajzës sime, për shërbimin që më ka bërë, siç bëjnë bijat për nënat, por ajo vërtet shkëlqeu dhe në këtë pikë. Pastaj më thotë që kryebashkiaku do tju dekorojë. Ngriva, por pastaj fillova të merrja masa. Pastaj vajti mirë çdo gjë, ishte një pritje shumë njerëzore. Unë u ndjeva mirë rrëfente Hajria atëkohë.


AKTORJA

Ka interpretuar afro 120 role në teatër dhe në 40 filma. Veçonte rolet te filmi Nëntori i Dytë, Kur vdes në këmbë, Petro Nini Luarasi dhe Një vit i gjatë, ku ka rolin kryesor, rolin e një drejtoreshe dhe në filmin Midis njerëzve.


Ishte 31 vjeçe, kur e interpretoi këtë rol në vitin 1982. Rolin e saj të parë në Teatrin Kombëtar e ka pasur te drama Heronjtë e Linasit, të Sulejman Pitarkës, që u vu në skenë në vitin 1972. Në qendër ishin dy heronjtë që u sakrifikuan në puset e naftës. Kishte rolin e gruas së heroit që u sakrifikua.


Në atë kohë teatri sapo ishte krijuar dhe ajo ishte shumë e re, 21 vjeçe, por duhej të interpretonte, rolet e nënave të forta, të grave myzeqare dhe të grave malësore, pra të çdo treve.


Ka interpretuar shumë role të bukura, por publiku më shumë e njeh te roli i Tanës te filmi Përrallë nga e kaluara.


Në rrugën e saj si aktore është futur dhe vajza, Klea Konomi (Rondo), e cila ka interpretuar disa role në skenën e teatrit Bylis në Fier dhe në komedinë Salla e Banjës me regjisoren e mirënjohur, Inis Gjoni.