varrezatVetëm pak ditë përpara festave të 28 29 Nëntorit, Bashkia e Tiranës ka rehabilituar Varrezat e Dëshmorëve. Vendi ku zhvillohen ceremonitë e përvitshme këtë radhë do të ketë një tjetër pamje.


Prej disa ditësh Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekracionit  ka ndërhyrë në pllakat tek sipërfaqet e ndryshme në Varrezat e Dëshmorëve, për pastrimin e mbetjeve, për ndriçimin e pllakave, për shtimin e hapësirave të gjelbra, vendosjen e luleve dhe rregullimin e ndriçimit.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook bëri të ditur se punonjësit e ndërmarrjes së bashkisë janë duke bërë gati hapësirën e Varrezave të Dëshmorëve.


Në prag-festat e Nëntorit, Tirana nuk i harron heronjtë e saj. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit  dhe Bashkia Tirane në punë, që çdo gjë të jetë gati te Varrezat e Dëshmorëve. Vendose edhe ti flamurin në shtëpinë tënde, shkruan Veliaj.


Kryebashkiaku ka ftuar të gjithë qytetarët që të vendosin flamuj kombëtar në shtëpitë e tyre për ti dhënë një atmosferë festive kryeqytetit.