Bashkia e Tiranes, nuk do t'i pergjigjet asnje lloj kerkese qe behet nga komisioni hetimor, i ngritur kunder Edi Rames. Kjo per faktin e vetem, se kryetari i bashkise Rama, e cileson grupin e hetimit, jashte ligjit dhe ne kundershtim te plote me Kushtetuten. Ne lidhje me kete vendim, kryetari i bashkise njekohesisht dhe i opozites, Edi Rama, i dorezoi dje nje leter komisionit hetimor. Ne kete leter, te firmosur prej tij, behet i ditur vendimi per bojkotin e grupit hetimor. "Bashkia e Tiranes, duke argumentuar se ky komision hetimor eshte miratuar ne papajtueshmeri te plote me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe ne kundershtim flagrant me ligjin, i eshte pergjigjur zyrtarisht Kuvendit, se nuk do te zbatoje asnje kerkese te komisionit hetimor te Kuvendit, perpara se te shprehet Gjykata Kushtetuese", shkruan Rama, ne letren dorezuar pese anetareve te mazhorances per hetim. Kreu i opozites, rikujtoi se bashkia e Tiranes qe ai drejton, duke konstatuar anti kushtetutshmerine dhe kunder ligjshmerine e ngritjes se ketij komisioni, pergatiti kerkese-padine ne Gjykate Kushtetuese. Per kete arsye, Rama beri te qarte se nuk do te depozitoje ne komision, asnje informacion apo dokument te kerkuar. Dhe ne kete kontekst, ne leter ai shprehet se nuk do t'i pergjigjet kerkeses se komisionit per paraqitje dhe dorezim dokumentesh.