Kryetari i Bashkisë së Beratit i ka dorëzuar sot titullin Qyetar Nderi, Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç. Ceremonia e veçantë u zhvillua sot në qytetin e Beratit në prani të mjaft personaliteteve dhe politikanëve të njohur.


I pranishëm në vizitën e zhvilluar në qytetin e Beratit ishte dhe Presidenti Ilir Meta.


Po ditën e sotme, në një ceremoni solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me Dekoratën e Flamurit Kombëtar Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovi. Dekorata e lartë e shtetit shqiptar ju dha me motivacionin: Për kontributin e çmuar në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë; për forcimin e mëtejshëm të miqësisë shumëshekullore midis popullit shqiptar dhe atij kroat; si dhe për mbështetjen e pakursyer në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.


Kjo gjë i shërben jo vetëm brezave tanë të rinj, që do të bëhen udhëheqësit e së nesërmes, por edhe rrugëtimit tonë evropian, së ardhmes sonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, si dhe rajonit e kontinentit tonë gjithashtu. u shpreh mes të tjerash Presidentja e Kroacisë.







19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)