26/11/2009  Çelet fondi prej 1,5 milionë lekësh. Çdo nxënës do të përfitojë 20-50 mijë lekë


DURRES- Bashkia e Durrësit ka vendosur që të stimulojë edhe nxënësit më të mirë të qytetit. Shpërblimi i nxënësve me rezultate të shkëlqyera në mësime dhe aktivitete të ndryshme me një fond prej 1.5 milionë lekësh të rinj është kthyer tashmë në traditë të përvitshme.


Të shpërblyerit


Janë shpërblyer 42 nxënës nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme publike dhe jo publike me një shumë që varion në bazë të rezultateve nga 20 mijë lekë deri në 50 mijë lekë. Nxënësit e shpërblyer janë jo vetëm ata me rezultate të larta në mësime, por edhe më të mirët e Maturës Shtetërore dhe që kanë zënë vendet e para në olimpiada kombëtare dhe mbarë kombëtare. Përveç shpërblimit material nxënësve u janë dhënë edhe një certifikatë “E ardhmja e Qytetit”. Bashkia ka shpërblyer 15 nxënësit që kanë arritur vlerësimet më të larta në Maturën Shtetërore të shkollës “Rilindja”,“Turgut Ozal”, “Gjergj Kastrioti”, “Naim Frashëri”, “Migjeni” etj. Gjashtë nxënës janë shpërblyer si fitues të olimpiadave kombëtare dhe fituesve në Olimpiadën e 13 Ballkanike të Matematikës të zhvilluar në Bosnjë Hercegovinë. Ndërkohë mjaft të kënaqur dhe të vlerësuar kanë mbetur dhe “të shpërblyerit”, të cilët dhe sivjet do të marrin një shumë të konsideruar të hollash, bashkë me përkëdheljen e sedrës. Shumë prej tyre e marrin për të disatën herë këtë çmim, shumë të tjerë e kanë për herë të parë.


Fondi i çelur nga bashkia 1,5 milionë lekë


Përfitojnë 42 nxënës


Shuma që përfitojnë 20-50 mijë lekë


Nxënësit më të mirë të MSH 15


Fitues të olimpiadave 6 nxënës