Bashkia e Tiranës lajmëroi dje se edhe për deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj do të bëjë kallëzim penal. Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Joana Bushi, deklaroi dje se akuzat e PD-së janë vrer dhe shpifje që bën Sali Berisha për shkak të fakteve tronditëse për korrupsionin në qeverinë e tij, mes të cilëve edhe rasti i Albana Vokshit. Hodhi Kryeministri një gur në lumë në gojën e Albana Vokshit dhe çdo ditë një lepur i oborrit të Saliut bën budallain që ta nxjerrë atë gur në sytë e publikut. Sali Berisha i kujton shqiptarët për budallenj dhe nxjerr gjithfarë lepujsh që vjellin vrer e hedhin baltë, por shqiptarët dinë ta dallojnë shpifjen nga akuzat e vërtetuara me fakte për korrupsion. Të mos përballesh me akuzat e korrupsionit, si në rastin e ministrit Prifti, ministres Bregu dhe deputetes Vokshi, është thjesht dhe vetëm shenjë e qartë se Saliut dhe familjes në pushtet i ka hyrë keq lepuri në bark, - deklaroi znj. Bushi.