Banorët e kryeqytetit kanë mundësi për tu çlodhur jo vetëm në parqet apo këndet çlodhëse të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës por edhe në çdo rrugicë lagjeje.


Punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë Tiranë janë kujdesur që përveç zëvendësimit të stolave të dëmtuar apo vendosjes së stolave të rinj në rrugët kryesore apo këndet çlodhëse të ndërtuara nëpër lagjet e Tiranës, ti vendosin ato edhe në rrugicat e kryeqytetit.



Siç shihet edhe nga fotot, ndalesa e radhës e Drejtorisë së Punëtorëve të Qytetit Nr. 1 ishte në rrugën Vangjel Capo ku ka vijuar puna për të vendosjen e stolave të rinj.


Duke vijuar çdo ditë me nga një punë konkrete punonjësit e kryeqytetit po kujdesen që Tirana të ndryshojë duke përmirësuar çdo ditë e më shumë jetesën e banorëve të saj.


17 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)