Bashkia e Vaut të Dejës ka ulur taksat vendore për vitin 2016, ndërsa miratoi në unanimitet në Këshill Bashkiak paketën fiskale. Prioritet do të ketë infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia, ku do të investohen dhe falë projekteve amerikane të Korpusit të Paqes.


Një vit investimesh por edhe me ulje taksash do të jetë 2016-ta për banorët e Bashkisë Vau-Dejës. Paketa fiskale e propozuar nga kjo njësi vendore mori unanimisht miratimin e këshilltarëve, ndërsa vetë kryebashkiaku Zef Hila shfrytëzoi këtë moment për të renditur disa nga këto prioritete që do të ndiqen.


Zef Hila: Do të bëjmë të mundur rikonstruksionin e shkollës së Vaut të Dejës, rikontruksionin e shkollës së Mjedës, qëndrës shëndetësore të qytetit të Vaut të Dejës.


Bashkia Vau Dejës, do të përfitojnë edhe investime nga Korpusi i paqes në bashkëpunim me ambasadën amerikane, që kapin shifrën e 1 milion dollarëve.


Zef Hila: Bashkia do të jetë pjesë e kontributeve e shumë projekteve për tu bërë përfituese. Vlera e këtyre projekteve që unë po flas sot shkon rreth 1 milionë dollarë”.


Kjo bashki është në fazën e hartimit të buxhetit për 2016-n, ku prioritet do të ketë infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia.


 


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter