Klubi bardheblu nuk do te preke rezervat qe ka marre nga UEFA.
Drejtuesit e klubit do te shlyejne sot detyrimet e muajit gusht.



Klubi 24 here kampion ne Shqiperi ka lene prapa te gjitha problemet financiare dhe po pergatitet qe te nise nga e para kete kampionat. Ekipi i drejtuar nga Sulejman Starova ne sfiden e Lacit do te luhet te dielen do te jete i perqendruar 100 ne katerkendeshin e blerte pasi per kete sezon problemeve financiare u ka dhene fund bashkia e kryeqytetit.

Fondi
Burime prane klubit bardheblu bene me dije se Bashkia e Tiranes per kete sezon do te investoje plot 100 milione leke te vjetra per klubin. Keshtu bardheblute me kete shifer qe do ti bashkohet shumes qe mundeson Halili do te jene ne gjendje qe te mbulojne me se miri kete sezon nga ana financiare. Shifra e ofruar nga bashkia eshte e konsiderueshme. Ajo eshte mjaft e rendesishme per drejtuesit e bardhebluve pasi keshtu keto te fundit nuk do tu duhet te prekin thesarin qe kane marre nga UEFA. Nje dite me pare burime prane klubit bardheblu njoftuan se sot te gjithe lojtaret pa perjashtim do te marrin rrogat e muajit gusht.

eshtja e kontratave
FSHF i ka kerkuar klubit bardheblu qe te terheqe kontratat e derguara. Kjo pasi ata nuk jane dakord me nje pike te ketij dokumenti pasi demtohen futbollistet. Institucioni numer nje i futbollit nuk ka qene dakord me klauzolen e vendosur ne baze te se ciles nese donatori i klubit largohet atehere ata nuk do te mund te marrin rrogat. Dhe sipas FSHF-se nje kontrate e formuluar ne nje forme te tille nuk mund te jete e pranueshme. Nisur nga kjo klubi bardheblu mori nje afat prej 30 ditesh per te mundesuar keshtu krijimin e kontratave te reja dhe te pranueshme. Shefi i Sektorit te GaraveIlir Shulku pasi doli ky problem kercenoi se Tirana nuk do te mund te aktivizonte lojtaret me probleme ne ndeshjen ndaj Bylisit. Por me pas duke qene se vete ky institucion i kishte pranuar ato u vendos nje afat prej 30 ditesh. Edhe 10 dite tashme kane kaluar ndersa bardheblute kane nisur nga puna per perpilimin e kontratave te reja.

Kontratat e reja
Klubi bardheblu po punon per formulimin e kontratave te reja. Sipas informacioneve te marra drejtuesit e klubit jane ne kontakte me specialistet e FSHF-se ne menyre qe permbajtja e re te jete sipas rregullave te UEFA-s. Keshtu midis te dyja paleve ka pasur kontakte per zgjidhjen sa me te shpejte te kesaj ceshtjeje. Sipas burimeve brenda klubit i vetmi futbollist i cili ka nje kontrate te rregullt me klubin bardheblu eshte sulmuesi kroat Pero Pejic. Futbollisti i ardhur ne merkaton e veres ka firmosur per nje sezon dhe perfiton 84 mije euro. Vetem kontrata e tij eshte pranuar si e vlefshme nga UEFA dhe nuk do tu nenshtrohet ndryshimeve.