Sipas bashkisë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar për sa i përket çështjes së trafikut në Tiranë dhe se trafiku i rënduar në rrugët kryesore të kryeqytetit është krejtësisht normal.

“Trafiku nuk ka asnjë problem jo normal të qarkullimit të automjeteve”, thuhet në deklaratën e Bashkisë, ndërkohë që sipas saj, “bashkëpunimi ka zgjidhur problemin e trafikut në kryeqytet. Bashkia thekson se, “funksionimi i skemës po bëhet çdo ditë e më mirë’. Sipas planit të Bashkisë, makinat nuk futen për në qendër nga rrugët kryesore si rruga e Durrësit, e Kavajës, apo edhe rruga që vjen nga Stacioni i Trenit, por vetëm nga rruga e Gjykatës së Lartë.

Përpos republikave midis Bashkisë së Tiranës dhe Policisë së Tiranës, gjendja në terren është alarmante. Në orët e para të mëngjesit kur edhe fluksi i qytetarëve është tejet i madh për të shkuar në punë, trafiku është tejet i rënduar, veçanërisht në hyrje të rrugës së Kavajës dhe asaj të Durrësit.