download (1)Ish-kryeministri Bashkim Fino e sheh gjykimin e UEFA-s , për incidentin që ndodhi në ndeshjen Serbi-Shqipëri, me dy standarde.


Ai akuzon kreun e UEFA-s në lidhje me deklaratat e nxituara për dronin  mbi stadiumin e Beogradit , duke kërkuar më shumë respekt për mbështetjen që FSHF i ka dhënë atij për zgjedhjen në krye të Futbollit Europian.


“Kam përshtypjen se UEFA do të gjykojë me dy standarde , në sensin se do të barasvlerësojë edhe Shqipërinë me dënimet që do të japë.


Vendi organizatorë ka përgjegjësi totale për këtë incident. Të mos harrojmë edhe një fakt që Serbia  incidentet me ekipin e saj kombëtar dhe me huliganët  e saj i ka të përsëritura.


Shqipëria nuk ka krijuar asnjë incident as në ndeshjet e ekipit tonë kombëtar jashtë vendit“,  është shprehur Fino për “Panorama”.


Fino ka thënë se FSHF por edhe Ministria e Jshtme dhe Ministria e Sportit duhet të bëjnë lobingun e vet.


Por sipas tij është Federata e Futbollit ajo që mban peshen dhe kontaktet me UEFA-n.


” Pashë një shkrim ku thuhej se Presidenti i Federatës Serbe  të Futbollit  thoshte se takova Platinin dhe gjithçka ëshët në rregull.


Kjo të lë të kupotohet se në Beograd gjithçka ndodhi për shkak të Shqipërisë dhe jo për shkak të organizatorëve të ndeshjes.


Unë bëj pyetjen se ky Platini e paska mik Dukën vetëm kur i kërkon votën  për t`u zgjedhur në krye të UEFA-s, që i siguron votat dhe aspak mirënjohje dhe respekt për shqiptarët?”, ka thënë Bashkim Fino.


Gjithashtu Fino i ka cilësuar deklaratat e politikanëve serbë si shumë raciste, dhe që nuk ju shkojnë prë shtat. Ai thotë se politikënët duhet të mbajnë distancë nga incidenti i ndodhur. Në të njëtën kohë ai shpreh dhe sigurinë për takimin që duhet të zhvillohet mes Kryeministrit Rama dhe homologut të tij seb Vuçiç./n.d