07-12-2010 / Gazeta 55

Pas ndihmave te para qe mberriten nga Italia Austria Turqia dhe Greqia pa harruar dhe Sllovenine ndihmat e se ciles mberrijne sot Bashkimi Evropian premton vazhdimin e mbeshtetjes ne perballimin e situates se permbytjeve te cilen sic e cileson Brukseli eshte nje fatkeqesi e madhe. Kesisoj burime prane BE konfirmojne se Komisioni Europian po ndjek me vemendje situaten e permbytjeve ne Shqiperi dhe eshte ne kontakt me 27 vendet anetare per te siguruar ndihma ne perputhje me nevojat e vendit ne kuadrin e mekanizmit te Mbrojtjes Civile. Kesisoj ne departamentin per Bashkepunimin Nderkombetar per Ndihme dhe Pergjigje ndaj Krizave kane arritur tashme raportet per demet nga permbytjet sidomos ne Shkoder por edhe rajone te tjera te vendit. Zedhenesi i Komisionit Evropian Ferran Tarradellas Espunty u shpreh sot per mediat shqiptare ne Bruksel se ndihmat per Shqiperine do te vazhdojne. Fillimisht perfitoj nga ky rast ti transmetoj autoriteteve dhe popullit shqiptar sidomos familjeve te demtuara mesazhin tone se ne jemi ne mbeshtetje te tyre ne kete fatkeqesi te madhe. Shqiperia eshte nje vend prane Bashkimit Evropian dhe ne duhet ta ndihmojme me mjetet tona. Ka dy dite qe ne kemi hapur per Shqiperine mekanizmin per Mbrojtjen Civile. Komisioni Evropian ka komunikuar me vendet anetare per te ndihmuar autoritetet shqiptare per ti bere balle kesaj katastrofe. Vendet qe kane reaguar me shpejt jane vendet fqinje te Shqiperise Italia Turqia Greqia dhe Austria. Ne kemi derguar nepermjet tyre tenda helikoptere materiale higjenike ushqime si dhe veshje kunder shiut- tha Espunty. Ai ka shtuar se KE po punon per te vazhduar kete ndihme urgjente ne menyre qe autoritetet te mund te mbajne situaten nen kontroll. Sipas tij Qeveria shqiptare ka informuar se situata eshte e rende dhe ka kerkuar ndihme te metejshme.

...