Autoritetet italiane kane pergatitur nje procedure te re per dhenien e vizave per bashkim familjar me prinderit. Ambasada Italiane njoftoi dje se duke nisur nga data 20 nentor 2008 do te kete procedura te reja per te gjithe ata persona qe deshirojne te realizojne bashkimin familjar.


Sipas rregullave te reja, prinderit qe permbushin kriteret qe gjeni ne listen e detajuar, duhet te aplikojne per vize duke mos shkuar me si me pare ne ambasaden italiane, por me dorezim dokumentacioni ne sherbimin postar. Ky i fundit, merr persiper te dergoje dosjen e cdo aplikuesi ne konsullaten italiane.


Ambasada Italiane kujton se formularet per kerkesen e vizes dhe listat me dokumentet e kerkuara mund te terhiqen pa pagese prane Ambasades, prane agjencive Albanian Courier, te afishuara ne ambientet e brendshme dhe te jashtme te Zyres Konsullore si dhe mund te shkarkohen ne adresen e Ambasades (www.ambtirana.esteri.it). Dokumentet e Gjendjes Civile, me afat tre muaj nga data e leshimit nga autoritetet lokale, duhet te perkthehen ne gjuhen italiane, te noterizohen dhe legalizohen prane Ministrise se Puneve te Jashtme shqiptare.


a. prinderit ne ngarkim, ne rast se nuk kane femije te tjere ne vendin e origjines apo prejardhjes;





b. prinderit mbi 65 vjec, ne rast se femijet e tjere nuk kane mundesi te kujdesen per ta per arsye te dokumentuara shendetesore,





me banim ne Rrjetin Konsullor te Tiranes qe do te paraqesin kerkese per vize per bashkim familjar me djalin/vajzen, qytetar/e shqiptar me banim ne Itali, duhet te ndjekin procedurat e meposhtme:





1. te caktojne takim permes sherbimit call center te Ambasades ne numrin 0900 404 4000


2. te drejtohen ne daten e caktuar prane agjencise Albanian Courier me te afert dhe te paraqesin dokumentacionin e kerkuar. Dokumentacioni do t'i percillet me poste Ambasades Italiane ne Tirane.





Pasi Zyra e Vizave prane Ambasades te kete shqyrtuar dokumentacionin e paraqitur, aplikuesi do te thirret ne Zyren Konsullore per identifikimin, pagesen e vizes dhe paraqitjen e dokumenteve shtese nese eshte e nevojshme.


Dokumentacioni qe duhet te paraqitet ne agjencite Albanian Courier:


Dokumentacioni i nevojshem per te gjitha tipologjite e bashkimit familjar:


- formular per kerkese vize (duhet paraqitur nje formular per secilin aplikues. Formulari duhet te plotesohet ne cdo pjese dhe duhet te firmoset).


- pasaporte e vlefshme per te pakten tre muaj pas mbarimit te afatit te vizes se kerkuar;


- fotokopje e pashaportes;


- nje fotografi e koheve te fundit, format pasaporte;


- fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) leshuar nga Sporteli i Vetem per Emigracionin.


a) Dokumentacioni i nevojshem per bashkim familjar me prinder ne ngarkim me djalin/vajzen, qytetar shqiptar me banim te rregullt ne Itali (ne baze te Dekretit Legjislativ n. 160 te dates 3/10/2008 i Qeverise Italiane dhe te Qarkores se Ministrise se Brendshme italiane n. 4660 te dates 28 tetor 2008):


1. certifikate lindje te femijes qe kerkon bashkim familjar;


2. certifikate familjare me te gjithe femijet e patur nga martesa, me te gjitha shenimet perkatese dhe me te gjitha ndryshimet e gjendjes familjare.


3. fotokopje e dokumentit te qendrimit te te gjithe femijeve me qendrim jashte shtetit (ne rast se nje apo me shume se nje femije eshte me qendrim te rregullt ne Itali, dokumenti ne fjale duhet te jete i perkthyer dhe legalizuar nga nje perfaqesi diplomatike/konsullore ne ate vend);


4. nese zoterohet, certifikate pronesie e baneses;


5. nese zoterohet, certifikate pronesie per pasuri te tjera te paluajtshme dhe kontrata qeraje;


6. nese zoterohet, certifikate pronesie toke bujqesore apo deklarate per fitimet vjetore prej saj;


7. nese zoterohet, certifikate pensioni;


8. nese zoterohet, certifikate pune;


9. nese zoterohet, licence per ushtrim aktiviteti privat;


b) Dokumentacioni i nevojshem per bashkim familjar me prinder mbi 65 vjec, me djalin/vajzen, qytetar shqiptar me banim te rregullt ne Itali, ne rast se femijet e tjere nuk kane mundesi te kujdesen per ta per arsye te dokumentuara shendetesore (ne baze te Dekretit Legjislativ n. 160 te dates 3/10/2008 i Qeverise Italiane dhe te Qarkores se Ministrise se Brendshme italiane n. 4660 te dates 28 tetor 2008):


1. certifikate lindje te femijes qe kerkon bashkim familjar;


2. certifikate familjare me te gjithe femijet e pasur nga martesa, me te gjitha shenimet perkatese dhe me te gjitha ndryshimet e gjendjes familjare.


3. fotokopje e dokumentit te qendrimit te te gjithe femijeve me qendrim jashte shtetit (ne rast se nje apo me shume se nje femije eshte me qendrim te rregullt ne Itali, dokumenti ne fjale duhet te jete i perkthyer dhe legalizuar nga nje perfaqesi diplomatike/konsullore ne ate Vend);


4. certifikate mjekesore leshuar nga mjeku i besuar i Ambasades, qe te vertetoje se femijet me banim ne Shqiperi jane ne gjendje te rende dhe nuk mund te kujdesen per prinderit..





Formularet


Ambasada Italiane kujton se formularet per kerkesen e vizes dhe listat me dokumentet e kerkuara mund te terhiqen pa pagese prane Ambasades, prane agjencive Albanian Courier, te afishuara ne ambientet e brendshme dhe te jashtme te Zyres Konsullore si dhe mund te shkarkohen ne adresen e Ambasades (www.ambtirana.esteri.it)





Perkthimi


Dokumentet e Gjendjes Civile, me afat tre muaj nga data e leshimit nga autoritetet lokale, duhet te perkthehen ne gjuhen italiane, te noterizohen dhe legalizohen prane Ministrise se Puneve te Jashtme shqiptare.