Bashkohet PDU dhe PDI duke krijuar një parti të re që do të përfaqësojë interesat e popullsisë çame, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.



Në një deklaratë të përbashkët të asambleve të dy partive, është përcaktuar se Tahir Muhedini do të jetë president nderi i kësaj partie, ndërsa Shpëtim Indrizi do të jetë kryetari i partisë.



“Me besimin se bashkimi i kontributeve do të sjellë një subjekt të ri dhe më të fortë, dy patitë vendosën të shkrihen dhe të japin jetë Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ajo do të përfaqësohet me grupin e saj parlamentar nga deputetët Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri”, është shprehur Muhedini.



“Ky bashkim është bërë në një ditë të shënuar, atë të pavarësisë së Kosovës. Gëzuar pavarësinë e Kosovës, rroftë Çamëria, rroftë Shqipëria!”, deklaroi Muhedini.