Nisma e kryeministrit Rama për mbylljen e pikave të basteve, ka qenë tema e diskutimit në studion e Top Talk, ku i ftuar ka qenë eksperti i ekonomisë, Besart Kadia.


Sipas tij vendimi i qeverisë shqiptare është i nxitur pasi po kalohet në një masë drastike në një kohë të shkurtër dhe i ka gjetur të papërgatitur kompanitë që operojnë prej vitesh.


Kadia ka sqaruar se nuk synohet bërja e jashtëligjshme e lojërave të fatit, por të ndryshohet mënyra se si ato do të luhen.


Po kalohet në një masë drastike, e pa konsultuar me grupet e interesit, të cilat janë të tradhtuara. Nuk po bëhen të jashtëligjshme lojërat e fatit, por po ndryshon mënyra se si do të luhen, u shpreh Kadia.


Më tej ai argumenton se ky vendim i nxituar është edhe i njëanshëm, pasi sot në Shqipëri ekziston vetëm një kompani ku qytetarët mund të kenë akses tek lojërat e fatit, pasi 1 janarit.


17 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)