TIRANE- Bastiset shtëpia e avokatit koleksionist i veprave të artit. Autorët dy persona ende të panjohur mësohet se i thyen shtëpinë, nga ku sipas burimeve të policisë janë marrë tri ikona kishtare të vjetra, vlera e të cilave besohet se është e konsiderueshme. Policia nuk dha emrin e avokatit, por sipas tyre ai është një emër i njohur në mbrojtjen e çështjeve të ndryshme penale apo civile në organet e drejtësisë si dhe është anëtar i një studioje ligjore mjaft të njohur në Tiranë. Ngjarja mësohet se ndodhi të premten në Tiranë në rrugën Naim Frashëri, adresë në të cilën mësohet se avokati banonte, në një pallat të ndërtuar rishtazi. Krimi është konstatuar nga avokati pas mesditës, kur ai dhe një mik i tij mjaft i ngushtë, bashkë me një person tjetër sapo ishin kthyer nga një drekë pune që kishin pasur jashtë kryeqytetit. Pasi kishin drekuar mirë, avokati dhe miqtë e tij ishin kthyer në Tiranë, për të vazhduar angazhimet e tjera të ditës. Ndërsa personat e tjerë kanë vazhduar në drejtimet e tyre, avokati ka mbërritur në banesën e tij, në të cilën gjatë ditës nuk kishte pasur njerëz.


Sapo mbërriti në derë avokatit, ia vrau sytë një pamje e pazakontë në derën e shtëpisë. Ajo qëndronte e shqyer aty, ndërsa dukej lehtësisht që ishte e hapur. Mandej në brendësi të zinin sytë një rrëmujë në shtëpi, që dukej se ishte bërë në mënyrë të qëllimshme. Në mur, aty ku në mëngjes vareshin ikonat dhe ikonat kishtare, nuk kishte asgjë tjetër veç kornizës së formuar nga pluhuri i lehtë që ishte munduar ti ngjitej kornizës. Avokati si shqeu sytë për pak sekonda, mësohet se iu kishte telefonuar të afërmëve të tij për ti pyetur vetëm formalisht për atë çkishte ndodhur. Nuk kaluan shumë momente dhe një zile telefoni tringëlliu një prej drejtuesve të policisë së Tiranës, të cilit avokati i pohoi shqetësimin e vjedhjes së banesës së tij me thyerje. Nuk kaloi shumë kohë dhe disa patrulla të policisë mbërritën në adresën e dhënë nga avokati. Pas kontaktit të marrë me efektivët e policisë, u kërkua që në vendin e ngjarjes të drejtohej një oficer, një inspektor rendi dhe një ekspert kriminalistik që duhej të kryente kqyrjen e vendit të ngjarjes bashkë me efektivët e tjerë të policisë.


Specialistët thanë se pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe marrjes së dëshmive të ndryshme, janë gjetur gjurmë të rëndësishme dhe prova të ndryshme që mund të ndihmojnë hetuesit në gjentjen dhe zbardhjen e krimit. Hetimet e policisë mbi autorët e mundshëm janë drejtuar mbi disa persona, ndërsa policia tha se po kryen një sërë verifikimesh. Blutë thanë se kanë dyshime konkrete dhe se pritet të kryejnë gjatë ditës së somte një sërë shoqërimesh dhe marrje në pyetje të personave të ndryshëm. Avokati gjatë komunikimit me hetuesit tha se edhe për ikonat, kishte dokumentet dhe pasaportat e tyre që tregonin pronësinë e tyre.


 


Avokati: Isha për drekë kur më vodhën ikonat


Gjatë deklarimeve të vetë avokatit ai pohoi se kishte qenë jashtë Tiranës për një drekë me miq të tij, ndërsa në shtëpi nuk kishte qernë askush. Sipas tij, faktin mbi ndodhejn e ikonave kishtare në banesën e tij, e dinin shumë pak njerëz, ndër ta edhe miku i ngushtë i tij. Sipas avokatit, pas drekës, kur mbërriti në shtëpi, kishte konstatuar vjedhjen dhe më pas kishte njoftuar policinë. Eksprtët vunë re se shtëpia nuk ishte bërë shumë rrëmujë por kishte pasur lëvizje të objekteve. Pavarësisht kësaj, në shtëpi, sipas burimeve të policisë, ishin vjedhur vetëm tri ikonat kishtare, që gjendeshin të varura në një pamje të rëndësishme të shtëpisë. Nuk dihet se çfarë paraqitjeje kanë pasur ikonat, por burimet thonë se hetuesit dhe ekspertët kanë marrë një përshkrim të saktë të tyre, nga pronari.