Mbremja e 12 qershorit po afron dhe konfirmimi. Bateristi legjendar i "Deep Purple", gati nje vit pas koncertit te madh ne Pallatin e Kongreseve, kthehet per te dhene nje koncert special, por edhe "keshilla" per ata qe e dine se cfare eshte roku i vertete. Rock-in Tirana, e tille do te jete mbremja ne Calvin. "ArtKontakt" dhe "Charl's Entertainment" jane arkitektet e kesaj nate ndezese, ku do te jete i pranishem jo vetem Ian Paice, por edhe "Matt Filippini Band" nga Italia. Ndonese s'do te jete grupi "in complete", kjo s'do te thote aspak se do te mungoje muzika e "Deep Purple", pasi ajo cka premtohet perreth 2 ore jane hitet me te mira nder vite te legjendareve. Dhe me mire se bateristi Ian Paice kush mund t'i sjelle, pasi ai eshte edhe njeri prej themeluesve te ketij grupi, qe edhe pas kaq e kaq dekadash dine te percjellin energji te pashembullt per publikun ne te gjithe boten. Shembull dhane edhe ne Tirane, prej nga u larguan te befasuar, pasi kishin fare pak informacion per fansat e shumte te muzikes se tyre ne kete vend fare te vogel. Ian Paice e nisi karrieren e tij si baterist i "Deep Purple". E ndryshe nga shume prej anetareve te tjere, qe u nderruan aq shume, Paice eshte i vetmi qe nuk e ka lene asnjehere band-in dhe eshte bateria e tij qe degjohet neper kenget qe jane shitur nga miliona albumet te prodhuara prej tyre. Per tre vjet, mes 1973 dhe 1967, "Deep Purple" kane qene grupi me i madh rok ne bote, dicka e provuar nga numri i albumeve te shitura.


Ian, ne ndryshim nga nje brez me pare, solli te njejtin tingull te prere, te sakte dhe te derdhur ashtu si paraardhesit e tij, por i shtoi fuqi dhe shpejtesi te pabesueshme, ne nje teknike qe krijoi stilin e pangaterrueshem te "Deep Purple".








Paice e nisi karrieren e tij si baterist i "Deep Purple". E ndryshe nga shume prej anetareve te tjere, qe u nderruan aq shume, Paice eshte i vetmi qe nuk e ka lene asnjehere band-in dhe eshte bateria e tij qe degjohet neper kenget qe jane shitur nga miliona albumet te prodhuara prej tyre