TIRANE  Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët  dha mendimin e saj në lidhje me çalimin e procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të përkoshëm.


E pyetur nëse ishte koha që Presidenti Ilir Meta duhet të thërriste një tryezë zyrtare bashkë me Bashën dhe Ramën për zgjidhjen e kësaj çështje, Kryemadhi tha se kishte 12 ditë që nuk e kishte parë bashkëshortin e saj.


Kam 12 ditë që se kam parë, të jem e sinqertë unë erdha në darkë, ai iku sot në mëngjes. Nuk më intereson çfarë bën Presidenti i Republikës, mendoj që kjo është një sjellje e klasës politike që duhet të ndryshojë, duke filluar nga mazhoranca e para. Kemi ftesën për bashkëpunim të Ramës për Bashën për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm. Nëse Rama e ka të sinqertë zbatimin e reformës në drejtësi, të ulemi të ndryshojmë nenin për shoqërinë civile në Kushtetutë, përderisa ajo nuk vjen me kandidatura, tha Kryemadhi.