Sipas mediave gjermane, gjigandët e Bayern Munchen, kanë bërë ofertë zyrtare për mbrojtësin argjentinas dikur ish futbollist i Real Madridit, Ezekuel Garay. Klubi bavarez ka bërë gati 15 milionë euro për mbrojtësin e Benfikës. 


Garay është një nga mbrojtësit më të kërkuar në Europë, por kartoni i lojtarit nuk është më i shtrenjtë për faktin se kontrata e tij me Benfican i skadon në verën e vitit 2015. 


Bayern është gati ta sfidojë Man United, për shërbimet e mbrojtësit, pasi edhe klubi anglez është i interesuar për Garay. Pas gjithë këtyre ofertave, Benfika vështirë se mund ta mbajë mbrojtësin, pasi vitin tjetër ai do të largohej me parametra zero, dhe portugezët nuk do të fitonin asgjë.