Baza e re e NATO-s që do të nisë të ndërtohet brenda këtij viti në Shqipëri, ka shkaktuar shqetësim tek Rusia, e cila e cilëson pozitën e Aleancës në Ballkan si një kërcënim ushtarak për kufijtë e saj.


Në një shkrim me titullin New NATO baze in AlbaniaThreatens Escalation of Greater Albania, portali rus  Fort-Russ shkruan se baza e re e NATO-s në Kuçovë, kërcënon përshkallëzimin e skemës së Shqipërisë së Madhe.


Në shkrim, publikohet edhe lajmi i dhënë nga kryeministri Rama në rrjetet sociale, i cili komentoi se bëhet fjalë për një lajm shumë të mirë.


Zgjerimi i infrastrukturës së NATO-s në Shqipëri nuk është befasi dhe është pjesë e fushatës më të madhe të SHBA-NATO për të promovuar një Shqipëri të Madhe, që përfshin nxitjen e konflikteve etno-fetare në shtetet ballkanike me popullsi shqiptare- thuhet ne artikull.


Sipas shkrimit, Analistët e FRN kanë parashikuar vazhdimisht se Ballkani mund të jetë beteja e ardhshme gjeopolitike në fushatat e destabilizimit të Atlantikut nëpërmjet skemës së Shqipërisë së Madhe.


Në këtë kontekst, krijimi i një baze të NATO-s në Shqipëri padyshim që përfaqëson fillimin e operacioneve të reja të destabilizimit dhe përshkallëzimit të konflikteve në rajon. 50 milionë euro të parashikuara për projektin e bazës ajrore ka të ngjarë të gjejnë rrugën e tyre për të nxitur gjakderdhjen e re në formën e separatizmit radikal shqiptar në shtetet fqinjë, është një mundësi që FRN të vazhdojë të monitorojë në kontekstin e NATO- Skema e Shqipërisë së Madhe për Ballkanin.


Se situata ishte serioze për Kremlinin, e konfirmon dhe një shkrim i Sputnik javën e shkuar. Ushtria perëndimore në kufi, është titulli i shkrimit, ku analisti ushtarak rus Sergei Jermakovi i referohet rastit të Kuçovës, ndërtimit pra aty të bazës ajrore rajonale, pse jo më të rëndësishmen për NATO-n.


Në samitin e fundit, vendet e NATO-s ranë dakord të rrisin potencialin ushtarak. Pastaj ranë dakord për forcimin e komponentit ushtarak në kufijtë jugorë të NATO-s. Ballkani në këtë drejtim luan një rol shumë të rëndësishëm, sepse ajo i jep qasje të NATO-s në të gjitha sfidat e saj të mëdha nga Rusia në Afrikën e Veriut, dhe në të gjithë rajonin e Detit Mesdhe dhe atij të Zi, thotë Jermakovi.


10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)