Shqiptaret jane zgjuar sot ne nje dite zgjedhore ku do zgjedhin 140 perfaqesuesit legjislative ne Parlamentin e Republikes se Shqiperise dhe deri ne keto momente zgjedhjet jane te qeta, perjashtuar ketu disa probleme teknike per shkak te mungeses se bojes se vules apo bazes tjeter materiale.

Keshtu, ne Berat dhe disa komuna te ketij qarku jane vene re probleme per shkak te mungeses se bojes dhe si pasoje votimi ka filluar me vonese, ndersa i njejti problem eshte edhe ne Burrel, Patos dhe Roskovec. Ne Plug te Fierit dhe ne Meshgoran te Tepelenes banoret kane bojkotuar votimin pasi kerkojne shtrimin e rrugeve.

Ne Bubq te Krujes dhe ne Puke mungon baza materiale dhe votimi nuk ka nisur ende, ndersa ne Devoll nuk eshte paraqitur komisioneri i PSD-se, i cili do zevendesohet. Probleme ka edhe ne Gramsh ku mungesa e bazes materiale ka bllokuar procesin ne dy qendra votimi.

Sipas kandidatit socialist, Taulant Balla ne Librazhd eshte ndaluar nga policia shoferi i tij bashke me nje komisioner socialist qe jane liruar diten e sotme.