Një deklaratë shumë e fortë. Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha sapo i ka shpallur luftë këngëtares Rihanna.



Shkak i kësaj lufte të ftohte është sërish kënga Monster. Duket se ky projekt i sjellë në bashkëpunim mes Rihanës dhe Eminem, ishte projektuar fillimisht për Beben e cila është dhe tekstshkruajtësja, por produksioni vendosi në fund që të mos ia jepte bukuroshes shqiptare.



Kjo gjë sigurisht nuk i ka pëlqyer aspak Bebes, e cila nuk ka nguruar ta thotë hapur, duke pasur një hatërmbetje mes këngëtareve.


Kjo hatërmbetje ka nisur rreth dy vjet më parë, por edhe sot nuk është shuar.


Jo më larg se dje, gjatë një koncerti, Bebe Rexha ka akuzuar sërish Rihanën se nuk di të këndojë, e ndërsa është duartrokitur dhe nga fansat e saj, të pranishëm në koncert.



Ato notat e larta oooh ohhh i kam bërë unë, se Rihanna nuk mund ti këndojë ato nota. Ajo nuk di të këndojë.


Nuk dihet se si do të shkojë marrëdhënia e dy këngëtarëve, por ajo që dihet është se publiku shqiptar është paksa në vështirësi se cilën anë të mbajë, pasi për ta, të dyja janë shumë të preferuara.