Një tjetër këngëtare me origjine shqiptare hyn në top listën e këngëve më të shitura në Britaninë e Madhe. Është pikërisht vajza nga Dibra e Madhe, e lindur në Nju Jork, Bebe Rexha. 

Me hitin e saj te suksesshëm në SHBA, “Take Me Home”, Bebe Rexha vendoset direkt e në vendin e pestë të top listës Britanike. Bashkëpunimi i saj me Cash Cash duket se do të jete hiti i verës në Europë, pasi qëndroi për disa javë në Billboard Charts në Shtetet e Bashkuara. 

Bebe Rexha është kompozitorja e hitit të suksesshëm “Monster” performuar nga Eminem në bashkëpunim me Rihanën. Ajo gjithashtu ka realizuar hite për shume yje amerikane si Selena Gomes etj. 

(e.m/News24/BalkanWeb)