Bebe Rexha u bë e njohur falë teksteve të famshme që shkroi si The Monster një bashkëpunim i suksesshëm mes Rihanna dhe Eminem, por ajo nuk u ndal me kaq. Bebe Rexha vijoi edhe me All Hands On Deck hiti i Tinashe. Pasi doli në skenë duke përfaqësuar veten si këngëtare, me Hey mama, apo Me Myself And I, tashmë Bebe Rexha vjen përpara publikut me një bashkëpunim tjetër të suksesshëm.


Kënga më e re e Bebe Rexha është një bashkëpunim me Nicki Minaj, dhe quhet No Broken Hearts. Në fakt nga titulli lë përshtypjen e një balade të ndjerë, por në të vërtetë kjo këngë është e mbushur me tinguj veror, të përshtatshëm për mbrëmjet në klub.


Premiera e kësaj këngë do të jetë në emisionin e Elvis Duran, më 16 Mars. Ndërkohë që nga reagimet e shumta në rrjetet sociale, është vënë re që fansat kërkojnë një klip nga Bebe Rexha dhe Nicki Minaj.



Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter