Anëtari i PDK-së, Rrustem Mustafa "Remi" është ndër politikanët e vetëm nga ata që kanë qenë në pushtet i cili e ka pranuar fajin e politikës për ikjen e qytetarëve.
Ai ka thënë në statusin e tij se për këto 15 vite kjo klasë politike që nuk k arritur të krijoj kushte dhe mirëqenie për qytetarët e saj. Ai madje ka kritikuar edhe politikanët të cilët u thonë atyre të mos ikin. Krejt në fund Remi ka bërë thirrje për ndryshim të politikave qeverisëse. ja statusi i tij i plotë.
A do të fitojmë mbi egzodin?
Liria solli një kastë politike e cila prodhoi në shumë segmente politika të mira , mirpo perveç te mirave ndodhi një e keqe e madhe , që sot e 15 vite pas lufte nuk arritëm të sigurojmëmirëqenie sociale ku si pasojë ndodhi ekzodi aq i madh i rinisë. Kjo është e dhimbshme !
Habitemi me porositë e disa politikanëve " Mos ikni nga Kosova se s'jep askush asgjë" , "Të rinjtë po ikun në mungesë të vizave "etj.
Kjo politikë nuk i duhet vendit . Qeveria e Kosovës duhet të marr obligim që të krijoj kushte dhe zhvillim ekonomik ku qytetarët me asnjë çmim nuk do të iknin nga atdheu i tyre ,por të qëndrojnë dhe punojnë këtu. Politika duhet të krijojë mundësi të reja për qytetarët e vendit tonë.