Gjate konferences se ministrit Pango, peshengritesja Romela Begaj, qe fitoi medaljen e arte ne stilin e shkeputjes ne Kampionatin Evropian te Linjanos, ka deklaruar se nuk ka ndermend te perfaqesoje Shqiperine pas Lojerave te Pekinit, nese nuk merr shperblimet e premtuara. "Nuk garoj me, nese nuk shperblehem financiarisht ne Lojerat Olimpike te Pekinit, kjo gare do te jete e fundit nen flamurin shqiptar". Megjithate, ne vijim te fjales se tij gjate konferences, ministri Pango ka theksuar se te gjithe olimpistet pjesemarres ne Pekin 2008 do te shperblehen, duke qetesuar keshtu kampionen Begaj.