Kryetari i Malishevës, z.Ragip Begaj, sot edhe zyrtarisht ka prezantuar qeverinë komunale, me të cilën do ta udhëheq Komunën e Malishevës, për katër vitet e ardhshme, pas besimit të marrë nga qytetarët, në zgjedhjet e 3 nëntorit, përkatësisht 1 dhjetorit të këtij viti.
“Ju uroj suksese dhe bashkëpunim të sinqertë, të gjithë drejtorëve të emëruar. Kemi marrë besimin e qytetarëve dhe do të jemi të gatshëm të japim përgjegjësi para qytetarëve, për premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale”, ka kryetari Begaj, me rastin e emërimit të drejtorëve të rinj.
Drejtorët e drejtorive, të emëruara nga kryetari Begaj, janë:
Drejtoria për Arsim dhe Edukim- Blerim Thaçi
Drejtoria për Administratë- Ekrem Kastrati
Drejtoria për Ekonomi dhe Financa- Vesel Krasniqi
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenia Sociale- Hajdin Berisha
Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër - Fadil Shala
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim- Ahmet Morina
Drejtoria për Urbanizëm- Urim Kastrati
Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari- Hajrullah Mazreku
Drejtoria për Kulturë, rini dhe sport- Blertë Krasniqi
Drejtoria e Shërbimeve Publike- Milazim Morina
Drejtoria e Inspektoratit- Sejdi Paçarizi