Malmoe 4 Tetor 2011 NOA - Monografia Shkolla Shqipe ne Suedi i autorit Ramadan Reshitaj ka dale nga shtypi dhe tashme eshte ne duart e lexuesve. Promovimi i ketij libri ne Suedi do te behet ne Angelholm. Fjalen e rastit mbi monografine Shkolla Shqipe ne Suedi do ta mbaje Qerim Kryeziu.

Ne kete ngjarje kulturore do te jene te pranishem edhe perfaqesues nga Ministria e Diaspores Ministria e Arsimit Shkences dhe e Teknologjise dhe Ministria e Kultures te Republikes se Kosoves si dhe perfaqesues te jetes shoqerore e kulturore suedeze.

Po ashtu do te marrin pjese edhe perfaqesues te asociacioneve te organizuara shqiptare dhe mesimdhenes shqiptare ne Suedi.

Organizatore e ketij evenimenti kulturor eshte Shoqata e Mesuesve Shqiptare ne Suedi. Per nder te ketij promovimi nxenes dhe mesimdhenes te Mesimit Plotesues ne Gjuhen Amtare Shqipe ne Angelholm dhe rrethine do te shfaqin nje program kulturo-artistik.

Shoqata e Mesuesve Shqiptare ne Suedi thote per lexuesit e NOA se ftohen te gjithe mesuesit dhe arsimdashesit tjere qe te marrin pjese ne promovimin e monografise Shkolla Shqipe ne Suedi. Promovimi do te behet me 7 tetor 2011 ne ora 17.00 ne ambientet e Nyhemsskolan qe gjendet ne Gasahalsvagen nr. 20 ne Angelholm.

e.t/NOA