Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dalë me një ide se si mund të zgjidhet çështja e demarkacionit - që po e mban peng politikën në Kosovë, që gati një

Në një intervistë për emisionin "Infobox" të TV Dukagjinit, Pacolli ka thënë se deputetët kosovarë do të duhej ta kushtëzonin votën pro marrëveshjes me dërgimin e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Sipas tij, aty do të verifikohej e vërteta rreth territorit derisa pala kosovare nuk ka pse të frikësohet pasi që, siç thotë ai, ka një dokument si ai i Badinterit mbi të cilin janë vendosur kufijtë e ish-Jugosllavisë.

Kryetari i AKR-së ka thënë se partia e tij synon të jetë pjesë e skenës politike në vend, duke fituar në zgjedhjet e ardhshme mbi 20 për qind të votave. Sipas tij, qellim i këtij subjekti politik është të qeverisë më vendin.

Pacollit shprehet se "AKR është partia e vetme e përgatitur profesionalisht për t'i garantuar Kosovës rritje ekonomike mbi 10 për qind, më mundësinë që gjatë një viti të hap mbi 90 mijë vende të reja të punës".

Pacolli ka akuzuar Isa Mustafën dhe qeverinë aktuale për mos punë dhe se kanë kopjuar planin ekonomik të AKR-së të hartuar në vitin 2007.

Intervistën mund të ndiqni në videon e mëposhtme, prej minutës 17.