Mesfushori shqiptar Valon Behrami ka debutuar me fitoren në klubin gjerman, Hamburg.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, gjatë kësaj verë u transferua nga Napoli tek Hamburgu, skuadër kjo që sonte mundi Cottbusin pas penalltive.




Mesfushori mitrovicas në këtë takim ishte titullar dhe luajti gjatë terë lojës, duke treguar formë mjaft të mirë.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Hamburgu është kualifikuar në 1/16 e finales së Kupës së Gjermanisë, pasi mundi Cottbusin pas ekzekutimit të penalltive, derisa koha e rregullt u mbyll baras (1-1), por edhe loja shtesë u mbyll baras (2-2).




Në radhët e Cottbusit është paraqitur edhe reprezentuesi i Kosovës, Fanol Përdedaj.