Nga Julian Kasapi


Verdhejeshilët janë të plotë dhe besojnë se do ta fitojnë sfidën e parë të 2012-ës, edhe pse luajnë në transfertë


Lushnjarët mendojnë dhe besojnë se do ta fitojnë ndeshjen e parë të fazës së dytë. Transferta e Mamurrasit është shumë e vështirë, por futbollistët dhe stafi teknik gjykojnë se mund tia dalin dhe të kthehen me 3 pikë. Kundërshtari është i fortë në fushën e tij, por jo i pathyeshëm, ndërkohë që edhe në merkato nuk ka qenë aktiv.


Përbërja e skuadrës verdhejeshile jep shpresa për një start me fitore të vitit 2012. Kjo javë ka nisur mbarë për Lushnjën, që nuk ka asnjë të dëmtuar. Trajneri Malko e ka të plotë grupin, pasi edhe  Xhafa dhe Bejte ka shumë mundësi të jenë në formacion ditën e shtunë.


Bejte Porta lushnjare është e sigurt me portierin Bejte, i cili vetëm në Kukës nuk ishte në formë të mirë. Ai e ka kaluar dëmtimin dhe kërkon të luajë në këtë takim mjaft të rëndësishëm për Lushnjën. Dëmtimin e kam lënë pas dhe mezi pres të luaj. Në Mamurras kemi një takim shumë të rëndësishëm dhe jemi të gjithë të përqendruar për ta kaluar me sukses.


Duam 3 pikët, sepse rivalët kanë ndeshje të forta dhe mund të ndalen. Në këtë mënyrë, 3-pikëshi do ta bënte shumë punë për pozicionin në tabelën e klasifikimit dhe për moralin, është shprehur për Sportin shqiptar portieri Bejte.


Fusha e Roza Haxhiut, drejt degradimit


Fusha e stadiumit Roza Haxhiu çdo ditë pret futbollistët lushnjarë, edhe pse kushtet që afron ajo sa vijnë dhe përkeqësohen, madje mund të thuhet me plot gojë se është drejt degradimit. Ndoshta gjatë verës do të ketë kohë në dispozicion për rikonstruksionin e kësaj fushe, që kërkon një tapet të ri. Kjo varet nga dëshira e drejtuesve të klubit dhe presidencës, pasi ai tapet që po kthehet në baltë çdo javë e më shumë ka mbi 8 vjet që është vënë.