Franc Bekenbauer ka kritikuar Bajernin e Mynihut që lejoi largimin e Xherdan Shaqirit.

Presidenti i nderit të Bajernit, tha se bavarezët po paguajnë shtrenjtë largimin e Shaqirit dhe Hojbjerg.

Bekenbauer theksoi se në këtë periudhë Shaqiri do t'i duhej shumë Guardiolës.

"Unë mendoj se janë bërë disa gabime. Unë nuk e kuptojë pse ata e shitën Shaqirin dhe Hojbjergun", u shpreh Bekenbauer, raporton "Goal.com"

"Ata ishin zëvendësues të mrekullueshëm dhe po mungonin në pjesën e dytë të stinorit", shtoi ai.

/GS/