I keqardhur Bekim Balaj jo vetëm për faktin se nuk arriti të shënonte por më tepër për mënyrën sesi Shqipëria pësoi golin e parë që ndikoi në humbjen e kuqezinjëve ndaj Izraelit. Në intervistën e tij për Supersport, sulmuesi i Akhmat Grozny-it e analizoi kështu humbjen e sotme.


Për mënyrën se si pësuam golin e parë të vjen keq. Treguam karakter, ruajtëm qetësinë dhe kërkuam të shënojmë. Me kalimin e minutave nuk e gjetëm golin dhe ndikoi. Më pas kundërshtari shënoi golin e dytë dhe ndeshja u mbyll.


Në pjesën e parë e kontrolluam lojën dhe krijuam raste. Nuk shënuam dhe na u vështirësua loja çka na çoi në humbjen e ndeshjes.


Hapësira ishte për të luajtur në qendër dhe afër meje, por zgjodhëm që të luajmë nga krahët. Kishim mundësi për të rrezikuar dhe nga qendra”.


14 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)