Skrapar- Festa e përkujtimit të ringjalljes së një kulti të besimit bektashian ka mbledhur qindra pelegrinë nga gjithë vendi në Teqenë e Baba Belulit, në fshatin Therrepel në Skrapar, ditën që njihet si themelimi i kësaj Teqeje.


Kryerjet e riteve fetare në këtë Teqe janë po të njëjtat me ato të muajit gusht në Kulmak, ku pelegrinë nga mbarë bota bashkohen dhe festojnë ritet nëpërmjet kurbanit dhe faljes në Teqenë e Abaz Aliut.


Kreu i Kryegjyshatës Bektashiane, Baba Mondi tha se në këtë ditë besimtarët bektashianw i falen shenjtit të tyre, duke bërë secili një “kurban” që simbolizon begati e mirësi në familjet e tyre.


Teqeja e Baba Belulit ndodhet në fshatin Therrepel të Skraparit, përbri malit të shenjtë të Tomorit.


Ajo u ndërtua në vitin 1801, por në vitet e komunizmit u prish dhe më pas, në bashkëpunim me Kryegjyshatën Bektashiane të Skraparit u bë sërish e mundur ringritja e saj.